Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot (30 dhjetor) në Sarandë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur pronari i diskos “Ecuadro” në Sarandë dhe Gjirokastër, Rudin Haxhia 38 vjeç dhe kushëriri i tij, konkretish djali i xhaxhai Eneid Haxhia 28 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e së mërkurës, rreth orës 15:45 në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, ne vendin e quajtur “Shtreg”.
Sipas policisë, Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskwagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë.
Mjeti “Volskwagen” me targa AA 945 JG ne pronesi te shtetasit B.LL 31 vjeç drejtohej nga Eneid Haxhia, ndërsa Rudin Haxhia ishte pasagjer.
Nuk dihen ende rrethanat e atentatit, por burimë policore bëjnë me dije se Rudini ka marrë 5 plumba në shpatull dhe një në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse kushëriri i tij Eneid Haxhia ka marrë 2 plumba në këmbë. Të dy të plagsurit janë nisur drejt Tiranës.
Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.
Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe 4 atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.