Lajmet e fundit

Shqipëri: Gaçaj përdorte vajza për të shitur drogë

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit, ne saje te hetimeve dyshohet se një prej viktimave përdorte vajza për shitje droge. Elvis Gaçaj furnizonte me drogë dhe armë shtetasin Kevin Rugova.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit në kryeqytet, ku dy të rinj u ekzekutuan me armë zjarri te lulishte “1 Maji”.

Sipas dëshmisë së dhënë nga një vajzë 18 vjeçare që është gjetur në banesën e tij, Elvis Gaçaj dyshohet se i përdorte vajzat e reja për shpërndarje droge në kryeqytet.

Referuar dëshmisë së dhënë nga vajza, të cilën policia e gjeti në banesën e ElvisGaçajt (ai paguante qiranë), 40 vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin ndaj tij, furnizonte me drogë dhe me armë shtetasin Kevin Rugova.

Dëshmitarja ka pretenduar se disa herë ka qenë prezente kur Gaçaj i ka dhënë drogë dhe armë të riut Kevin Rugova, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 1 tetorit, pasi ndodhej në makinën e Elvis Gaçajt.

“Ai sillte drogë herë pas here dhe pasi e peshonte, e ndante në doza dhe përcaktonte më pas kush do ta shiste në lokalet e ish-bllokut”, ka thënë 18 vjeçarja. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.