Lajmet e fundit

Shqipëria blindon kufirin me Maqedoninë

policia shqipetareFrika e mbërritjes së valës së refugjatëve sirianë nga Greqia në Shqipëri, ka vënë në lëvizje strukturat policore, të cilat kanë blinduar pesë vendkalime kufitare drejt Maqedonisë dhe Greqisë.
Rreth 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar në pikat doganore të Qafë-Thanës, Kapshticës, Tri Urat, Kakavijës dhe Qafë-Botës, në gatishmëri dhe mbikëqyrje 24 orë të situatës në kufi, njofton shekulli. Këto struktura të specializuara për menaxhimin e turmave janë transportuar në kufirin jugor nga repartet e FNSH-së së Tiranës, Fierit dhe Shkodrës.
Ndërkohë, në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvanëve të emigrantëve sirianë.
Efektivët kryejnë patrullime të vazhdueshme në zonën e gjelbër të kufirit, me qëllim evidentimin e çdo rasti të shkeljes së kufirit nga ana e emigrantëve sirianë.
masa merren në kuadër të sigurimit të kufijve, pasi shumë vende të Ballkanit kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre me Greqinë. Maqedonia dhe Bullgaria nuk kanë pranuar kalimin e emigrantëve në hapësirën e tyre, dhe duket se nismës së tyre tashmë i është bashkuar edhe Shqipëria.
Edhe pse Shqipëria ka hapur tri mjedise për pritjen e refugjatëve, duke përshtatur hapësirat e reparteve ushtarake, sërish nguron për pritjen e refugjatëve. Kjo pasi edhe vetë Bashkimi Evropian nuk ka dalë me një vendim konkret për mbështetje financiare për përballimin e një vale të mundshme emigrantësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.