Lajmet e fundit

Shqipëria, e fundit në rajon për nivelin e jetesës

Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Në listë vjen më pas Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania dhe Irlanda. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundi një studim.
Për sa i përket vendeve të Ballkanit, Kroacia është e para, ndërsa në botë renditet e 47-ta, e ndjekur nga Maqedonia, e cila renditet në vendin e 81, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina në vendin e 85.

Sipas raportit të OKB-së, në mesin 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre janë në Evropë dhe 4 në Azi.

Vendet më të këqija në botë për të jetuar sigurisht shumica janë në Afrikë, si Nigeria, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali. Këto.

Rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë. /Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published.