Lajmet e fundit

Shqipëria e harron lojtarin e saj, Maqedonia i bënë ftesë zyrtare (Foto)

Eros Grezda arrit të shënojë me Lokomotivën e Zagrebit, skuadër në të cilën u transferua gjatë afatit kalimtar të verës.

Grezda realizoi të dy golat në fitoren 2-0 me NK Zagrebin. Mesfushori 20-vjeçar mendon se është një shpagim për përpjekjet e deritanishme.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe për golat që shënova. Është shumë e rëndësishme për mua që më në fund erdhi goli, mendoj është një shpërblim i punës së madhe”, tha Grezda për sportal.al.

Eros Gezda ka qenë një herë pjesë e Kombëtares shpresa në miqësoren e vitit të kaluar me Rumaninë, por nuk pati më vijueshmëri me kuqezinjtë e rinj, por ai dëshiron përsëri të jetë pjesë e kësaj përfaqësuese.

“Natyrisht që kam dëshirë të luaj për Shqipërinë, por Redi Jupi nuk më ka kontaktuar. Ndërkohë përfaqësuesja A e Maqedonisë më ka bërë ftesë, por dëshira ime është të luaj për Kombin tim”, sqaroi mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.