Tirana ka qenë nikoqire për herë të parë e punimeve të Sesionit të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nga koha kur Shqipëria zuri vendin e saj në Aleancën më të fuqishme luftarake në botë përkrah shteteve më të fuqishme të botës në Aleancën e Atlantikut Verior, 7 vjet më parë.
Mbi 260 parlamentarë të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s janë mbledhur në Tiranë, ku të shtunën ka filluar punimet sesioni pranveror për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet Aleanca, që nga ato ushtarake te ato politike, shkruan sot Koha Ditore.
Ky sesion i pranverës i paraprin takimit të nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe qeverive në Varshavë në fillim të muajit korrik. Për këtë arsye, në fokus të asamblesë kanë sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO-ja, që nga terrorizmi, konflikti në Irak dhe Siri, emigracioni apo çështjet e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketat.
Në ditën e parë megjithatë një vend të posaçëm zunë diskutimet lidhur me Rusinë, përballja me politikat e këtij shteti si dhe ndikimi i tyre në Ballkan.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?