Lajmet e fundit
Shqipëria nuk lejon eksportin e rrushit të Kosovës

Shqipëria nuk lejon eksportin e rrushit të Kosovës

Shqipëria nuk lejon depërtimin e rrushit në tregun e saj. Sërish janë vënë barriera për vreshtarët.

“Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka tërhequr paralele se si autoritetet e Kosovës aplikojnë procedura super të thjeshtëzuara për produktet e prodhuara në Shqipëri.

“Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Në fakt AVUK-u bashkë me Doganën ia ka lehtësuar punën shumë duke ia dërguar inspektorët në Morin”, ka thënë Krasniqi.

“Ndonjëherë këta (AVUK dhe Dogana v.j) janë aq liberalë, saqë nuk ua këqyrin krejt kriteret edhe kushtet e mjeteve transportuese, thjesht për me lehtësu tregtinë me Shqipërinë dhe me u mund me i respektu marrëveshjet dhe parimet të cilat ne i kemi shpreh për me pas një treg funksional dhe unifikues, por që na fatkeqësisht nuk po e gjejmë qasjen e njëjtë edhe andej”.

Ministri ka paralajmëruar se telashet e vreshtarëve do të diskutohen në vizitën që do t’i bëjë Shqipërisë delegacioni i Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.