Lajmet e fundit

Shqiptarët dhe Serbët dëbohen nga vendet e BE-së

Vendet e BE do të duhet të jenë më efektive në deportimin e azilkërkuesve të cilëve nuk ju është aprovuar qëndrimi. Ky mesazh duhet të shërbejë si një mësim për ata që kanë ndërmend të lëvizin drejt BE-së”.

Ky është një nga vendimet kryesore të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg, ku u miratuan masat dhe plani i veprimit mbi “politikat e kthimit”, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji list”.

Gjermania njoftoi se do të përshpejtojë procedurat për kthimin e atyre që nuk kanë bazë për azil. Këta njerëz kryesisht vijnë nga vendet që nuk paraqesin rrezikshmëri apo kërcënim për jetë, transmeton arbresh.info.

Në diskutimin mbi krizën e refugjatëve janë dëgjuar shumë kritika për shtetet e BE-së të cilat janë treguar të pakujdesshme pas arritjes së emigrantëve që në të vërtetë vijnë nga vendet e varfra dhe kryesisht konsiderohen si emigrantë ekonomikë dhe jo refugjatë.

Është cekur se vitin e kaluar ka pasur rreth gjysmë milioni emigrantë ekonomikë, por vetëm në 40 për qind të rasteve është implementuar vendimi për dëbim. Kjo ju ka mundësuar shumë emigrantëve të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme.

Tash për tash qytetarët e vetëm të cilët kanë mundësi për marrjen e azilit janë ata të Sirisë, Eritresë dhe Irakut. Të tjerët do të marrin përgjigje të shpejtë në kërkesat e tyre për azil, ndonëse shumica do të dëbohen. Ky në veçanti do të jetë rasti me qytetarët e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, sepse këto vende tashmë bëjnë pjesë në listën e vendeve të sigurta, është thënë në këtë takim.

Gjithashtu në takim është theksuar se shtetet e BE-së të cilat refuzojnë të ofrojnë qëndrim për refugjatët e ikur nga lufta do të humbasin ndihmën financiare të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.