Tifozë të Crvena Zvezdës nga Beogradi, të hënën në mbrëmje, pas ndeshjes së basketbollit mes MZT dhe skuadrës serbe në kuadër të ABA Ligës, ishin therur në qendër të Shkupit, njofton telegrafi serb, duke publikuar edhe foto nga tifzozët e sulmuar. Njëri prej tyre ishte operuar në spital pasi ishte therur në gjoks, ndërsa një tjetër kishte marrë lëndime nën sy, transmeton Shqipmedia.
“Ishim ulur në restoran ne Çarshinë e vjetër dhe për dy minuta janë paraqitur 15-20 veta me thika dhe shkopinj dhe pa asnjë provokim nga ana jonë filluan të na sulmojnë”, transmeton Telegrafi serb deklaratën e tifozit Stefan Jovanovic.
Portali serb thekson se bëhet fjalë për një grup shqiptarësh, që kishte sulmuar tifozët e Zvezdës./Shqipmedia
