Lajmet e fundit

Shqiptari arratiset nga burgu – kaloi murin 9 metra të lartë

Adoleshenti shqiptar arratiset nga burgu në Milano, ku mbahej pas një dënimi për vjedhje.
Mediat italiane duke iu referuar policisë sqarojnë se 17-vjeçari L.R ndodhej në burgun e të miturve dhe ka mundur t’i shpëtojnë vëzhgimit të forcave të sigurisë.

Shqiptari kishte vetëm dy muaj që ishte kapur dhe ka përfituar për arratinë gjatë kohës së ajrimit, përcjellin mediat shqiptare.

Ai kërceu murin 9 metër të lartë dhe sistemi i alarmit nuk u aktivizua.

Jo vetëm kaq, por arratisja nuk është kapur as nga kamerat e sigurisë dhe as u vu re nga agjentët.

Sipas mediave italiane kamera e vetme efektive ka qenë ajo jashtë murit dhe kjo për ekspertët quhet e turpshme.

Ekziston dyshimi se 17 vjeçari mund të jetë ndihmuar nga dikush brenda, dhe ndërkohë shokët kanë hutuar rojet. Një ditë më parë ai ishte vizituar nga prindërit dhe nga i vëllai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.