Lajmet e fundit

Shqiptari i premton “parajsën” 2 ukrainaseve, i shfrytëzon për prostitucion

Policia italiane e qytetit të Napolit ka arrestuar shqiptarin Dritan Kukaj 36 vjeç e shtetasen ukrainase Natliya Striyen, 37 vjeç me akuzën sekuestrim personi, shfrytëzim prostitucioni e skllavëri të detyruar, në dëm të dy nënshtetasve ukrainase përkatësisht 19 e 22 vjeçe.

Shqiptari njihet e krijon miqësi përmes rrjetit social facebook me një nënshtetase ukrainase, jetime e cila jetonte vetëm me gjyshen. Dritan Kukaj i premton asaj e një mikes së saj 19 vjecare punë në një restorant në Romë me një pagë prej 1000 euro në muaj duke i shtuar bakshishet e pagesat e orareve të jashtëzakonshme.

Pas pranimit të ofertës Dritan Kukja më 16 tetor udhëton drejt Ukrainës për të sjellë në Itali dy ukrainaset. Por realiteti është krejt ndryshe. Dy nënshtetaset ukrainase detyrohen të punojnë si prostituta e jetojnë në kushtet e një skllavërie të plotë në banesën e bashkëkombases së tyre Natliya Striyen, 37 vjec, mikeshës së vjetër të Kukaj.

Nën mbikqyrjen e shqiptarit, të sekuestruara e të keqtrajtuara ato prostitutohen nën shumën 20 euro për cdo klientë. Ukrainaseja 19 vjecare përdhunohej në mënyrë konstante cdo ditë nga Dritan Kukaj.

Dy ukrainaset tentojnë disa herë të arratisen por duke u zbuluar nga padroni i tyre i cili i kërcënon me vdekje.

Vetëm në natën e 1 nëntorit falë ndihmës së një nënshtetasi italain ato arrijnë të arratisen nga skllavëria e Dritan Kukja duke kërkuar ndihmë në Konsullatën ukrainase në qytetin e Napolit.

Personeli diplomatik i Konsullatës ukrainase ka denoncuar ngjarjen në Policinë italiane që pas hetimeve përkatëse ka mundur të arrestohej natën e datës 3 nëntor shqiptarin 36 vjecar Dritan Kukaj e ukrainasen Natliya Striyen.

Akuza ndaj tyre, sekuestrim personi, ushtrim skllavërie e shfrytëzim prostitucioni. (Ora)

Leave a Reply

Your email address will not be published.