Lajmet e fundit

Shqiptari “më i urryer” në Amerikë, donacion kandidatit për president që kishte përkrahur bombardimin e Serbisë

Shefi ekzekutiv i firmës farmaceutike, Martin Shkreli është shumë i acaruar me senatorin Bernie Sanders, i cili i ka refuzuar një donacion prej 2,700 dollarësh, të cilin djali me origjinë shqiptare ja kishte ofruar shkaku se senatori kishte përkrahur bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

‘The Turin Pharmaceuticals’ është firma në të cilën shqiptari Martin Shkreli është shef ekzekutiv dhe ai është shpallur si shefi më i urryer i Amerikës kur ka ngritur çmimin e ilaçit Dariprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë – ose përreth 5000%.

‘Dariprim’ përdoret për pacientëtë e prekur me HIV si dhe për të kuruar infeksione të parazitëve që rrezikojnë jetën.

Kjo është edhe temë e bisedimeve për kampanjën presidenciale të vitit 2016 dhe dy anëtarët e Partisë Demokratike, Sander dhe Hillary Clinton e kanë kritikuar Shkrelin dhe firmën e tij, transmeton lajmi.net.

Shkreli, ditë më parë e ka përkrahur Senatorin Sander në Twitter, pasi ai ka përmendur Kosovën dhe ka thënë se ka përkrahur presidentin Clinton kur ky i fundit ka marrë vendimin për bombardimet që kanë përfunduar luftën me Serbinë.

Biznismeni shqiptar gjithashtu ka treguar se ai ka dhënë donacion pre 2,700 dollarë, por Sanders i ka refuzuar ato, duke thënë se ai më mirë do jepte atë donacion për ndonjë klinike shëndetësore.

Kjo e ka frustruar shumë Shkrelin, i cili përsëri ka shfrytëzuar Twitterin për të thënë: “Nëse Bernie Sanders nuk i do paratë e mia , ai mund të mi kthejë ato. Por, ai i ka mbajtur dhe më pas atë shumë e ka dhuruar si donacion dhe kjo do të dhotë se ai i ka pranuar ato nga unë”.

Më pas Shkreli ka bërë edhe në ‘tweet’ me të cilin është shprehur aq i acaruar me Sanders sa do të godiste edhe murin.

Martin Shkreli ka treguar për CNNMoney se ai ka bërë këtë donacion për kampanjën e Sander me shpresë që ta takonte atë dhe të diskutonin për politikën farmaceutike.

Ai ka thënë se ende nuk ka biseduar me asnjë nga kandidatën për presidentë dhe ende nuk e di se kujt do ia japë votën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.