Një 34-vjeçare shqiptare është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka vrarë bashkëshortin e saj me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Waterbury, Connecticut, ku Anila Keco qëlloi me thikë bashkëshortin e saj Valmir Keco 43-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital, disa orë pas plagosjes.
Mediet shkruajnë se në momentin e vrasjes, dy fëmijët e çiftit shqiptar nuk ndodheshin në shtëpi. Të dy bashkëshortët, raportohet se kanë pasur një grindjeje mes tyre, para krimit. Aktualisht 34-vjeçarja akuzohet për vrasje, ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje, pasi mund të ketë edhe një sulm për vetëmbrojtje.
Autoritetet po hetojnë në gjendje të lirë 34-vjeçaren pasi ajo ka lënë një garanci prej 200 mijë dollarë. Fëmijët e çiftit janë marrë në mbrojtje në polici. Ata pritet të rrëfejnë për ndonjë zënkë të mëparshme të prindërve të tyre.