Prokuroria belge ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar pas kontrolleve që u bënë në Bruksel pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris të premten
Po ashtu është konfirmuar se dy nga sulmuesit në Paris më parë kishin jetuar në Belgjikë. Sipas njoftimit të dy ishin në mesin e sulmuesve që vdiqën në sulmet në Francë, raporton Reuters.
Policia belge në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë bërë kontrollime të shtuara gjatë fundjavës pasi dy automobila me targa belge ishin gjetur në Paris, afër sallës së koncerteve, në të cilën gjetën vdekjen afër 100 persona.