Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë hap dyert për festën e “të vdekurve” (Foto)

Presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michele Obama kanë hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë për festën e Halloween-it, duke ofruar karamele për fëmijët nga shkollat lokale dhe fëmijët e familjeve të ushtarëve.

Shtëpia e Bardhë u dekorua sipas temës “Pylli i mahnitur” ndërsa akrobatë me kostume të ndryshme shumë ngjyrëshe performuan në një spektakël për disa orë, për të argëtuar fëmijët.

Presidenti dhe zonja e tij shpërndanë karamele dhe ëmbëlsira për fëmijët, të gjithë të veshur me kostumet e superheronjve, si princesha, si karakteret e filmave “Lufta e yjeve” apo edhe si Papa Francesku.

Këtë vit, lëvizja e ditëve përpara Hallowinit është quajtur si “Lufta e sheqerit”, për shkak të kërkesave të larta për ëmbëlsira dhe karamele tipike të kësaj feste.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur sheqerin në listën e produkteve që shkaktojnë sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Amerikanët kanë shpenzuar plot 2.1 miliardë dollarë për ëmbëlsira këtë vit, sipas të dhënave zyrtare të Federatës Kombëta re të Shitjeve.

2df4eac400000578-0-image-a-4-14462608075792df4ed3e00000578-0-image-a-16-1446260859052

Leave a Reply

Your email address will not be published.