Lajmet e fundit
Shtesë taksë për bizneset e Shqipërisë dhe të Kosovës

Shtesë taksë për bizneset e Shqipërisë dhe të Kosovës

Pas taksës prej 40 eurosh për kamion në terminalet private të Kosovës, tashmë subjektet tregtare që kryejnë import-eksport do t’u duhen të paguajne edhe një taksë tjetër shtesë.

Telashet nuk kanë të sosur për bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë. Pas taksës prej 40 eurosh për kamion në terminalet private të Kosovës, tashmë subjektet tregtare që kryejnë import-eksport do t’u duhen të paguajnë edhe një taksë tjetër shtesë.

Taksa për skanimin e automjeteve është taksë e re që do të paguajnë bizneset që bëjnë tregti Shqipëri-Kosovë. Pika doganore e Morinit do të jetë një ndër pesë pikat ku shoqëria private RAPISCAN dhe S2 Albania sh.p.k. do të instalojë pajisjet për skanimin e kontejnerëve dhe automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, si dhe do të vjelë tarifën e shërbimit të skanimit.

22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1 mijë euro dhe 5 euro për deklaratat doganore nën 1 mijë euro është tarifa që do të paguajnë subjektet tregtare që eksportojnë dhe importojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Ndërkohë që në doganën e Morinit, në kufirin Shqipëri-Kosovë punimet për ndërtimin e terminalit të skanerëve të automjeteve kanë filluar që prej një muaji dhe pritet që shërbimi i skanerit të instalohet së shpejti. Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe ministri i Financave në Qeverinë e Shqipërisë, Shkëlqim Cani..

Leave a Reply

Your email address will not be published.