Shumë shtete amerikane thonë se refugjatët sirianë nuk janë të mirëpritur për shkak të frikës pas sulmeve të Parisit, transmeton Klan Kosova.
Guvernatori Rick Synder i Michiganit tha se kishte pezulluar pranimin e personave të rinjë, deri pas një shqyrtimi.
Alabama, Texas dhe disa shtete kishin dhënë deklarata të ngjashme, por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ligjshmëria e kësaj mase ishte ende e paqartë.
Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje SHBA-ve për të ndihmuar ata që largohen nga lufta civile.
Shtatë prej autorëve vdiqën në sulme, dhe njëri prej tyre mendohet të ketë qenë një sirian i cili hyri në Europë nëpërmjet Greqisë me emigrantët.
Miliona sirianë kanë ikur në vendet fqinje dhe në Evropë, ndërsa SHBA-të kanë premtuar se do të marrin rreth 10.000 refugjatë sirianë në 12 muajt e ardhshëm.
Shtetet që kanë thënë jo:
Alabama
Arizona
Arkansas
Florida
Illinois
Indiana
Iowa
Louisiana
Massachusetts
Michigan
Mississippi
New Hampshire
North Carolina
Ohio
Texas
Wisconsin