Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, gjatë vitit 2015 ka pranuar shumë parashtresa për gjyqtarë dhe prokurorë, ku ka pasur dyshime se të njëjtit kanë bërë shkelje ligjore gjatë kryerjes së punës së tyre.
Tetëdhjetë (80) nga këto raste janë trashëguar nga vitet paraprake, ndërsa afro 500 raste të tjera janë pranuar gjatë vitit 2015.
Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendreca, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se disa nga parashtresat që janë pranuar kanë bazë për shkelje disiplinore, dhe se organet kompetente duhet t’i ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që dyshohen për shkelje të ligjit gjatë punës së tyre.