Vetëm një në katër çifte të martuara thonë se e puthin partnerin gjatë seksit, thuhet në një studim.
Në fazat e para të lidhjes – ose kur njerëzit kanë një aferë – puthja mbetet popullore.
Megjithatë kur njerëzit kanë shumë kohë bashkë, shanset që të puthen ulen ndjeshëm.
Studimi është kryer nga faqja e njohur e takimeve, Victoria Milan.
Sipas saj, vetëm 25 për qind e atyre që janë në një lidhje afatgjatë e pranojnë se e puthin njëri-tjetrin gjatë seksit, krahasuar me 79 për qind të atyre që flirtojnë ose kanë një aferë.
Megjithatë, 84 për qind mendojnë se puthja është e rëndësishme për marrëdhënien.
92 për qind mendojnë se puthja është joshëse dhe erotike.
Por për çudi, 95 për qind e pranojnë se jo të gjithë dinë se si të puthin mirë.