lvana Gjata njëra ndër këngëtarët më të pëlqyera në estradë, pas suksesit të këtij viti me këngën ‘Love Me”, tani i ka hyrë punës për albumin e saj të tretë me rradhë, njofton Klan Kosova.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet ajo me një postim në Instagramin e saj, ku nën fotografi ka shkruajtur“albumi 3 në punë e sipër”.
Këngëtarja këtë vit ishte shumë e angazhuar dhe kishte agjendë të ngjeshur të koncerteve brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.