Lajmet e fundit

Si do të duket marrëveshja Serbi- Kosovë

Askush në BE s’e di si do të duket marrëveshja detyruese juridike ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në pozicionin e përgjithshëm të BE-së për negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE, të miratuar në dhjetorin e vitit 2013, thuhet se dialogu duhet që shkallë –shkalë të sjellë tek arritja e normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Pra, thotë gazeta e Beogradit Veçernje Novostit, duhet pritur deri në fund të negociatave, transmeton Koha.net.
Analisti politik Dushan Janjiq thotë se që nga vitit 2013 ishte pranuar që marrëveshja të arrihet në fund të dialogut.

“Përmbajtja e marrëveshjes tash për tash nuk mund të definohet, sepse është menduar që ajo të jetë rezultat i procesit të negocimit. Në njëfarë mënyre, kështu, Beogradit, edhe i është bërë shërbim pasi që marrëveshja i është lënë për në fund dhe që nuk i është bërë presion që menjëherë të shkelet Kushtetuta”, thotë Janjiqi, transmeton Koha.net.

Shtyrja me gjasë i konvenon edhe Bashkimit Evropian, ndërmjetës i dialogut, pasi edhe pesë shtete s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Njëri nga opsionet, sipas Janjiqit, është që marrëveshja detyruese të hartohet sipas modelit të dy Gjermanive, sipas të cilit, Kosova do të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara e Serbia nuk do të detyrohej ta njihte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.