Presidenti aktual i FIFA, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-së, Michel Platini janë të suspenduar me nga tetë vite nga çdo aktivitet në futboll.
Kjo ka ardhur pas hetimeve nga komiteti i etikës së FIFA-së për shpërdorim të pozitës nga ana e tyre.
Ky vendim raportohet se do të hyjë në fuqi menjëherë.
Ky dënim raportohet se i jep edhe fund karrierës së Blatter si udhëheqës i futbollit. Në anën tjetër Platini që është fitues i ‘Topit të Artë’ tre herë, është në krye të UEFA-së nga viti 2007.
Se a mund të ndikojnë në procesin e pranimit të futbollit kosovar, suspendimi i këtyre dy figura botërore, një gjë të tillë për Gazetaolle.com, e sqaron njeriu i parë i futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
“Ne kemi pasur raporte të mira si me Blatterin ashtu edhe me Platinin. Pranimi i Kosovës është proces dhe nuk besoj se do të kenë ndikime këto suspendime”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pritet që futbolli i Kosovës të dal nga izolimi gjatë vitit që po vjen.