Në fshatin Kosovë të Maqedonisë, kohëve të fundit po realizohen shumë martesa të përziera me nuse nga Shqipëria.
Për të marr një nuse, maqedonasit e këtij fshati paguajnë nga 500 deri në 1000 euro.
Por, edhe komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.
Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga personat që i dërgojnë atje sepse kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës, raporton 21.
Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe me kë janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra.