Pankartat i kanë gati.
E pikërisht në mesditë sheshi Shkelzen Haradinaj, në Pejë ishte vendtakimi i radhës i opozitës, në kundërshtim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e demarkacionit me Malin e Zi.
Pak minuta para orës 12 aty erdhën edhe liderët e partive opozitare Ramush Haradinaj e Visar Ymeri, por mungoi Fatmir Limaj.
Në vend të tij Nisma po përfaqësohet nga Jakup Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Krasniqi, tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë tokë për të falur.
Pikërisht për pasuri foli edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Këtu fjalën e mori edhe Ramush Haradinaj, vetëm se brohorimat për të janë më të mëdha se për të tjerët.
Haradinaj, për kauzen e opozitës po kërkon ndihmë edhe nga Amerika.
E gjithë masa në fund të këtij manifestimi u shpërnda e qetë.
https://www.youtube.com/watch?v=Wbt7DqeGNLs