Lajmet e fundit

Si ta parandaloni rënien e flokëve në mënyrë natyrale?

Shumë persona kanë probleme me rënien e flokëve.

Madje shumë prej tyre shpenzojnë shumë para për produktet e flokëve në mënyrë që të parandalojnë rënien e tyre. Dermatologët thonë se kjo zakonisht ndodh për shkak të çrregullimeve hormonale, stresit dhe ushqimit jo të rregullt.

Ka disa mënyrë natyrale për parandalimin e rënies së tyre.

Hudhra dhe qepa

Janë disa ushqime në kuzhinën tuaj që ju nuk e dini që ndihmojnë shumë në rritjen e flokëve tuaj. Prodhimimi i kolagjenit është i nevojshëm për rritjen e flokëve dhe ai ndihmohet nga sulfuri. Hudhra dhe qepa janë ushqimet më të pasura me sulfur.

Prejeni qepën në mënyrë që të nxerrni lëngun e tyre. Vendoseni këtë lëngë në lëkurën e kokës dhe lëreni të qëndroj për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë.

Shtypni 4 deri ne 5 hudhra dhe përzieni me pak vaj kokosi. Këtë sasi vendoseni që të ziejë për 2-3 minuta dhe më pas lëreni të ftohet. Kur ftohet mjaftueshëm, vendoseni në lëkurë dhe bëni një masazh kokës butësisht. Përsëriteni këtë procedurë dy deri në tre herë në javë për rezultate më të mira.

Lulet e hibiskusit

Traditat e lashtë indiane kanë përdorur kombinimin e vajit të kokosit dhe lulet e  hibiskusit për të trajtuar flokët e dobëta. Lulet e hibiskusit kanë aftësi që të parandalojnë thirjen e flokëve dhe ndihmojnë në largimin e zbokthit.

Merrni dy lule të hibiskusit dhe përzieni me vaj të kokosit në një mikser. Këtë pastë vendoseni në lëkurën e kohës dhe lëreni të qëndrojë për dy deri ne tre herë. Më pastaj shpëlajeni kokën me ujë.

Veza

Ka shumë sasi të sulfurit në vezë, ashtu siç ka edhe shumë proteina dhe minerale. Hekuri, zinku, seleniumi, fosfori ndihmojnë në rritjen e flokëve veçanërisht nëse kombinohet me vajin e ullirit.
Përzieni një të bardhë të vezëve me një lugë të vajit të ullirit. Përzieni mirë dhe vendosini në lëkurën e kokës. Lëreni të qëndrojë 15 deri në 20 minta dhe më pas lajeni kokën me ujë të ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.