Ju ka ftuar për një darkë romantike dhe do që të dukesh sa më seksi teksa konsumon darkën?
Ja cilat janë këshillat:
1-Të konsumosh ushqimin me kafshata të vogla.
Nëse hani me kafshata të vogla, do të nxirrni më në pah buzët tuaja. Është mirë që në një darkë romantike të porosisni finger food.
2-Kontakti me sy.
Tregohuni e kujdesshme që gjatë konsumimit të darkës të mos humbisni kontaktin me sy.
Shiko partnerin në sy! Konsumo një kafshatë! Shiko sërish partnerin në sy! Ky lloj proçesi shërben për ta mbajtur në tension darkën tuaj romantike.
3-Merr kohën e duhur.
Mundohuni që të mos e konsumoni shpejt e shpejt ushqimin tuaj. Proçesi i ngadaltë i përtypjes së ushqimit ju bën të dukeni edhe më seksi. Sigurisht pa kaluar limitet, pasi në rast të kundërt do të dukeni qesharake.
4-Mbani gjithmonë një pecetë.
Gjatë konsumimit të darkës një zonjushë e vërtetë duhet të mbajë gjithmonë në dorë një shami. Nëse ndodh ndonjë lëvizje e pakontrolluar duhet të keni gjithmonë një zgjidhje për të dalë sa më hijshëm nga situata.
5-Zhurmat.
Tregohuni e kujdesshme që gjatë konsumimit të ushqimit të mos lëshoni zhurma të pahijshme si përshembull përplasja e buzëve apo rufitja e verës. Këto sjellje nuk ju bëjnë të dukeni aspak joshëse./shije.al