Nuk ka asnjë njeri që nuk e di se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Disa zgjedhin të qëndrojnë larg nga ky ves, por shpesh njerëzit e shpërfillin faktin se cigaret mund të jenë vdekjeprurëse dhe vazhdojnë të kënaqen me çdo tym.
Nga ana tjetër, sot gjithnjë e më shumë duhanpirës janë duke u përpjekur për të lënë duhanin. Disa prej tyre për shkak të financave dhe pjesërisht për shkak se duan të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre.
Nëse edhe ju bëni pjesë në njërën nga këto grupe dhe keni vendosur që fillimin e këtij viti ta filloni pa etiketën “duhanxhi”, ju ofrojmë disa këshilla të vlefshme të cilat do të ju ndihmojnë ti hidhni cigaret nga jeta juaj përgjithmonë.
Bëhuni gati për dorëzim
Së pari dhe më me rëndësi është që ta dini se dorëzimi është i vështirë, por jo edhe i pamundur. Miliona njezër në mbarë botën çdo vit heqin dorë nga ky zakon i dëmshëm. Është e nevojshme të keni motivim të fortë, vullnet dhe të jeni këmbëngulës.
Duhanpirësit zakonisht arrijnë që të largohen nga duhani pas disa përpjekjeve. Ndoshta edhe ju do të jeni pjesë e atyre që arrijnë ta bëjnë këtë që në herën e parë, por nëse nuk jeni, mos humbni shpresë dhe mos heqni dorë, transmeton Femina.al.
Ja se çfarë duhet të bëni për tu përgatitur për këtë ndryshim të madh në stilin tuaj të jetës:
Bëhnu optimist për zgjidhjen tuaj. Shmangni mendimet negative se lënia e duhanit është e vështirë sepse kjo mund të ju vë nën stres para se të filloni.
Numëroni të gjitha arsyet të cilat ndikojnë në vendimin tuaj për të mos pirë duhanin. Kur ti shkruani në një letër të gjitha arsyet (shëndetësore, financiare), do të keni një ide se çfarë do të fitoni nëse liroheni nga ky ves.
Zgjedhni arsye të fortë se pse dëshironi ta leni duhanin. Zakonisht, faktet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin nuk janë të mjaftueshme për të ju mbajtur më larg tij. Është e nevojshme të keni arsye të fuqishme personale, transmeton femina.al
Ndoshta ajo do të jetë dëshira juaj për të mbrojtur të dashurit tuaj nga dëmet e pirjes pasive të duhanit, frika nga kanceri i mushkërive ose dëshira për pamje më të mirë të fytyrës dhe dhëmbëve tuaj. Zgjedhni një arsye e cila do të jetë mjaft e fortë për ta vrarë dëshirën tuaj edhe për një cigare.
Filloni me ndryshimet në stilin e jetës. Praktikoni më shumë aktivitet fizik, pini më shumë lëngje, mos pini duhan në shtëpi ose automobil. E gjithë kjo është një fillim i mirë i cili do t’ju sjellë në rrugën e duhur.
Zgjedhni një datë. Është mirë që kjo datë të jetë diçka e rëndësishme për ju. Kjo datë mund të jetë ditëlindja juaj, ndonjë festë ose diçka e ngjashme. Kjo do të jetë më e lehtë për ta përcjellur kohën se sa gjatë më nuk pini duhanin dhe do të keni edhe një arsye më shumë për ta festuar atë ditë.
Vë bast me ndonjë mik/mikeshë ose me partnerin tuaj se mund të lëni duhanin.Kjo do të ju jepë më shumë arsye për ta mbajtur fjalën, por mund të motivoheni edhe më shumë për të vërtetuar se keni karakter të fortë.
Tregoni të afërmve tuaj se keni vendosur të heqni dorë nga pirja e duhanit.Është shumë e rëndësishme për ta marrë mbështetjen e nevojshme para dhe sidomos pasi të keni vendosur për një gjë të tillë.
Zvogëloni numrin e cigareve
Derisa ju ofrohet data kur keni vendosur lënien e duhanit, duhet që gradualisht të zvogëloni numrin e cigareve që pini. Më poshtë kemi zgjedhur 10 mënyra për ta bërë këtë. Nuk do të thotë se duhet ti zgjedhni të gjitha, por vetëm ato që mendoni se do të ju ndihmojnë, transmeton Femina.al
Ndaloni së bleri cigare në pako me shumë paketa në të, bleni vetëm nga një paketë çdo herë që keni përfunduar me të mëparshmen;
Bleni cigare që nuk ju pëlqejnë – nga ndonjë firmë tjetër ose me përmbajtje më të vogël të nikotinës dhe katranit;
Para se të filloni ditën, vendosni se sa cigare do të pini brenda ditës dhe mos e kaloni këtë numër;
Pini cigaret deri në gjysmë;
Shmangni pirjen e duhani në mënyrë “automatike”. Para ndezjes së çdo cigare, mendoni mirë se vallë dëshironi ta ndezni ose këtë e bëni vetëm nga zakoni;
Mos e pastroni enën ku i hudhni cigaret. Në këtë mënyrë do të shihni se sa cigare keni pirë, kurse vetë era do të krijojë neveri për pirjen e duhanit;
Ndryshoni rrethanat në të cilat pini duhanin. Nëse deri më tani keni dashur të pini me shoqëri, tani bëjeni vetë. Nëse keni pirë duhan menjëherë pasi jeni zgjuar nga gjumi dhe keni menduar se kjo është gjëja më e shëndetshme në botë, atëherë provoni që këtë ta bëni pasdite;
Mos i mbani cigaret afër vetes. Sa që ofrohet dita e lënies së duhanit aq më larg duhet të qëndrojnë cigaret nga ju;
Disa ditë mos mbani aspak cigare me vete;
Mos konsumoni pije ose ushqim që ju inkurajojnë për të pirë duhan.Në vend të kafes, pini lëngje ose çaj të gjelbërt dhe anashkaloni alkoolin.
Lëreni duhani krejtësisht
Hudhni të gjitha pakot me cigare që keni (përfshirë edhe ato për raste “urgjente”).
Lirohuni nga mendimi se asnjëherë nuk do të ndezni cigare, sepse mund të ju shkaktojë panikë. Shkoni hap pas hapi. Thuani vehtes tuaj: “sot nuk do të pi” dhe mbajeni fjalën. Bëjeni këtë çdo ditë.
Ditëve të para përpiquni që të jeni sa më të zënë. Shfrytëzoni çdo moment për të bërë diçka. Dilni në shëtitje, në kino, ushtroni ose praktikoni hobin tuaj.
Shmangni vendet ku pihet duhani sepse vetë ambienti mund ta aktivizojë dëshirën për duhan;
Pini më shumë ujë dhe lëngje pemësh kurse shmangni kafen dhe alkoolin.
Pastroni dhëmbët më shpesh. Aroma e pastës së dhëmbëve do të zvogëlojë dëshirën për duhan;
Lani rrobat tuaja dhe parfumosuni. Në këtë mënyrë do të kuptoni sa është e mirë kur nuk keni erë duhani;
Shkoni tek dentisti dhe pastroni gurin e dhëmbëve i cili krijohet kryesisht nga duhani;
Përdorni më shpesh çamçakëz;
Pas çdo dite të kaluar në të cilën nuk do të ndezni asnjë cigare, shpërbleni vehten me diçka. Mblidhni të hollat të cilat do ti kishit harxhuar për cigare dhe bleni aksesoarë ose produkte kozmetike. Kështu do të jeni më të kënaqur me veten.
Nëse përsëri ju kthehet dëshira e fortë për të ndezur një cigare..
Përtypni çamçakëz pa sheqer me shije mente ose nëse jeni në shtëpi konsumoni tranguj, karrota, molla ose selino. Këto produkte nuk kanë kalori të shumta dhe do të ju ndihmojnë ti largoni mendimet nga duhani;
Relaksohuni. Mbyllni syte dhe paramendoni të gjitha arsyet që kanë sjellë që ju të mos jeni duhanpirës deri më tani dhe jepni vetes vullnet që këtë gjë ta vazhdoni;
Merrni frymë thellë. Bëni 10 frymëmarrje të thella.
Harroni së menduari se një cigare nuk do të ju bëj dëm. Pikërisht ajo cigare do ta shkatërrojë mundimin tuaj të deritanishëm;
Shkoni në shëtitje. Aktiviteti fizik mund të jetë aleati juaj më i mirë në periudhën e rëndë menjëherë pas lënies së duhanit;
Është shumë me rëndësi që ta shkruani çdo ditë të kaluar kur mund të lëvdëroheni se nuk jeni duhanpirës. Çdo muaj, tre muaj ose një vit, shënojeni me festë.