Lajmet e fundit
Si të largohen helmet nga organizmi?

Si të largohen helmet nga organizmi?

Lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet mund të ndihmojnë që me shpejtësi ta pastroni organizmin dhe të hiqni disa kilogramë shtesë, por, kurrsesi mos planifikoni që në mënyrë ambicioze përmes këtij regjimi rigoroz të qëndroni më shumë se disa ditë, në të kundërtën dëmi do të jetë më i madh sesa dobia.

Më së miri do të ishte që këtë dietë ta mbani gjatë fundjavës dhe atë më së gjati një ose dy ditë. Kjo kohë mjafton për ta liruar organizmin nga materiet e dëmshme dhe helmet e grumbulluara.

Rregulli kryesor është që ditën ta filloni me lëng të freskët të shtrydhur nga agrumet apo portokajtë. Në gotën me lëng të shtrydhur shtoni dy decilitra ujë të vakët, e përzieni dhe e konsumoni. Kjo dietë ju sugjerohet sidomos atyre personave që kanë një organizëm të ngadalshëm, sepse metabolizmi i ngadaltë, tretje jo e mirë, pastrimi jo i rregullt i zorrëve, sjellin deri në grumbullimin e helmeve në organizëm dhe ngadalësojnë eliminimin e dhjamit. Limoni në raste të tilla ka efekt të mirë, sidomos kur merret në mëngjes, pasi ai përgatit mëlçinë, laboratorin më të rëndësishëm natyror për ta kryer funksionin e vet.

Nëse dikush pëlqen kombinimet, mundet që në vend të ujit të vakët të shtojë jogurt pa yndyrë apo edhe qumësht. Për mbajtjen e kësaj diete, edhe pse është mjaft e shkurtër, nevojitet vullnet dhe që në organizëm të mos konsumohet gjë tjetër pos lëngjeve dhe eventualisht ndonjë supë të pastër me perime, pa shtesa apo erëza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.