Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një prej themeluesve të kësaj partie, Milazim Krasniqi, ka treguar detaje ekskluzivisht për “Epokën e re” se si erdhi deri te themelimi i LDK-së dhe si u bë Ibrahim Rugova kryetar i saj.
Krasniqi në shkrimin e tij, i cili botohet nesër (e mërkurë) në versionin e shtypur të gazetës, nxjerr fragmente nga libri i tij në dorëshkrim, se si u bë Rugova lider politik me zor. E kujt, sipas Krasniqit, ishte iniciativa për themelimin e LDK-së dhe kush ia kumtoi lajmin Rugovës që të jetë kryetar i LDK-së dhe cila ishte përgjigjja e Rugovës. Në këtë shkrim do t’i mësoni edhe emrat e grupit nismëtar që ishte vendosur të quhej Lidhja Demokratike e Kosovës. A ishte zgjidhja më e mirë, sipas Krasniqit, që në atë kohë Ibrahim Rugova të ishte në ballë të këtij subjekti politik. Dhe për cilat arsye Milazim Krasniqi vendosi të ndahet nga bashkëpunimi partiak me Rugovën. (Për të gjitha këto të paditura, më gjerësisht nesër në gazetën “Epoka e re”)