Klubi i Chelseas, dëshiron të siguroi trajnerin e tyre të ardhshëm qysh tani. Ata janë në kërkim të dy super trajnerëve, Diego Simeone dhe Pep Guardiola, që sipas gjasave ky i fundit e ka zbuluar skuadren e re.
Por, pronari i klubit Roman Abramovic thuhet se e ka identifikuar menaxherin e Atletico Madrid, dhe se dëshiron se ky të bëhet shefi i ri i klubit. Guus Hiddink është momentalisht në krye të Chelseas pas shkarkimit të Jose Mourinhos, por holandezi do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit.
Sipas raporteve të fundit miliarderi rus thuhet se është i gatshëm të paguaj 10 milionë në vit Diegon Simeone, dhe këtë ofertë nuk është lehtë ta hedhësh poshtë.