Lajmet e fundit

Simiq del kundër Vuçiqit, kërkon mbrojtje për serbët nga kosovarë

Kur doli ta vizitojë Gorazhdevcin, këtë nuk e bëri si pjesë e delegacionit të prirë nga shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

E tani, një ditë pas incidentit kur shtëpitë e serbëve u qëlluan me armë, e lapidari i fshatit u shkatërrua, Slavko Simiq, po bënë thirrje që për këtë vendbanim të gjendet zgjidhje vendore.

Kështu, lideri i Listës Serbe, po del me qëndrim ndryshe edhe nga shefi i Qeverisë në Beograd, Aleksandar Vuçiq.

Për t’i ikur këtyre situatave, deputeti i Srpskas i tha Klan Kosovës se forcat e rendit duhet t’i shtojnë patrullat statike dhe kjo sipas tij bëhet me pak vullnet politik.

Kurse krejt sulmet e fundit ndaj serbëve Simiq, që jeton në Leposaviq thotë se kanë një skenar prapa.

Në kësi rrethana ky është kritik edhe ndaj cilësimeve që u jepen sulmeve ndaj serbëve.

Për dallim nga Simiq, pa pritur rezultatet e Policisë, kreu i kishës otrodokse serbe për Kosovë, Teodosije, tha se forcave të rendit situata po iu del nga kontrolli për t’i mbrojtur serbët.

Por nga ana tjetër, televizioni publik i Serbisë nuk ka dyshim se kjo ajo ishte vepër e shqiptarëve.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.