Lajmet e fundit

Simiq: Hyseni ka premtuar përforcimin e policisë serbe në Dukagjin

Shefi i grupit parlamentar të Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh kryetari i kësaj liste Slavko Simiq ka deklaruar sot se në takimin me ministrin e Punëve të brendshme të Kosovës Skënder Hysenin janë harmonizuar hapat që policia duhet t’i ndërmarrë, siç raporton portali serb N1, për të garantuar sigurinë e lëvizjes së serbëve.

Simiq ka thënë se do të ndërmerren masa efikase në, siç i quan portali, vendet me rrezikshmëri të lartë e janë caktuar dy rajon në Dukagjin – Klina dhe Peja ku incidentet po përsëriten, transmeton Koha.net.

“Ministri Hyseni ka premtuar se atje do ta përforcojë infrastrukturën policore serbe në terren dhe do të sigurojë disa punkte statike në mënyrë që policia të mundë të reagojë në mënyrë adekuate kur të ndodhë ndonjë incident”, ka thënë Simiq.

Simiq ka thënë se ministri Hyseni vërtet është interesuar që të zgjidhet çështja e sigurisë së serbëve në Kosovë.

“Ministri Hyseni vërtet do t’i ndihmojë popullit, përkatësisht serbe atje ku incidente përsëriten dhe mendoj se ministri së shpejti do t’ia fillojë me zgjidhjen këtyre problemeve”, ka vlerësuar Simiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.