Lajmet e fundit

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË komeneton Raportin e Progresit

KRYESIA E SPRTK-SË Komunikatë për medie Sindikata e Pavarur e RTK-së e mirëpret Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, në të cilin është pasqyruar gjendja reale në RTK, përfshirë çështjet e ngritura nga Sindikata për keqmenaxhimin, korrupsionin, nepotizmin dhe praktikat e tjera të dëmshme në transmetuesin publik. SPRTK thekson se, përkundër parregullësive të mëdha të konstatuara nga auditori gjeneral dhe mos votimit të raporteve të punës së RTK-së, për disa vjet radhazi, Bordi i RTK-së përmes një procesi të përcjellur me shumë parregullësi, ka rizgjedhur Mentor Shalën, në krye të këtij institucioni. Sindikata në vazhdimësi ka alarmuar për borxhet milionëshe, blerjet e veprave audiovizuele pa tenderë, punësimet pa kritere dhe pa mbulesë finaciare të cilat e kanë sjellë RTK-në, buzë falimentimit. Për SPRTK është shqetësuese përbërja e Bordit të RTK-së, përkundër vërejtjeve se anëtarët e tij, nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara profesionale, çështje kjo e evidentuar në Raportin e Progresit. Sindikata e Pavarur e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës që t`i adresojë konstatimet e Reportit te Progresit dhe si hap të parë, ta shkarkojë Bordin e Drejtorëve të RTK-së, ta hetojë menaxhimin e parasë publike dhe procesin e konkursit për drejtor gjeneral, për të cilin, Sindikata kishte njoftuar se është përcjellur me parregullësi. Sindikata poashtu kërkon nga Kuvendi, që sa më parë, të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur për transmetuesin publik. Në vijim gjeni kosntatimet e Raportit të Progresit për RTK-në – Sindikata e Transmetuesit Publik ka organizuar një varg protestash që akuzonin menaxhmentin per nepotizëm, korrupsion dhe anshmëri në favor të një partie politike. – Menaxhmenti i RTK-së reagoi duke i larguar dy udhëheqësit sindikalë, të cilët ishin rikthyer me vendim nga ana e Inspektoratit të Punës . – Kosova ka dështuar të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të siguruar pavarësinë financiare të RTK-së brenda afatit kohor të kërkuar . – Transmetuesi publik RTK-ja mbetet i varur nga financimi shtetëror nga buxheti i Kosovës, i cili minon pavarësinë e saj editoriale. – Në prill, Kuvendi i bëri thirrje Auditorit të Përgjithshëm për të kryer një auditim të detajuar financiar dhe performancën e transmetuesit publik. – Në korrik , Kuvendi emëroi katër nga pesë anëtarë të Bordit të RTK, përkundër shqetësimeve se ata nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara profesionale. Me respekt: Fadil B. Hoxha Kryetar i SPRTK-së Prishtinë, 10 nëntor 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published.