Lajmet e fundit

Sindikata e RTK-së: Bordi po do me çdo kusht që ta rizgjedh Mentor Shalën edhe për një mandat

Bordi i RTK-së po pretendon që me çdo kush ta rizgjedh edhe për një mandat drejtorin aktual të RTK-së Mentor Shala. Një vendim i tillë do të rrënonte përfundimisht Televizionin Publik. Kështu vlerëson Sindikata e Pavarur e RTK-së nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për medie.

Sipas këtij njoftimi, Sindikata thekson se është duke u përgatitur tereni që Mentor Shala edhe të zgjedhet edhe për një mandat si drejtor gjeneral në Televizionin Publik.

Lexojeni të plotë njoftimin:

Sindikata e Pavarur e RTK-së

Sindikata e Pavarur e RTK së reagon ashpër ndaj përpjekjeve të disa anëtarëve të Bordit të RTK-së, përfshirë kryetarin e saj, Ismet Bexheti, për tia mundësuar drejtorit aktual gjeneral të RTK-së Mentor Shala, zgjedhjen edhe për një mandat në krye të RTK-së.

Një vendim i tillë do ta rrënonte perfundimisht mediumin Publik, marrë parasysh degradimin që e ka pësuar ky institucion për gjatë këtyre tri viteve të fundit.

Sindikata, ka arritur ta mësojë se në garën për postin e drejtorit gjeneral të RTK-së, dy prej gjithsej katër aplikantëve nuk i plotësojne kriteret e kërkuara me konkurs, konkretisht nuk i kanë së paku tri vjet përvojë pune në pozita menaxheriale.

Kjo le të kuptojë qe konkurimi i tyre është bërë me qëllim të mosdështimit të konkursit, për procedimin e mëtutjeshëm të së cilit duhet të jenë së paku tre aplikantë, në mënyrë që z. Shala të rizgjedhet lehtësisht në postin e drejtorit gjeneral.

SPRTK, kërkon nga Bordi, anulimin e këtij konkursi i cili që në fillim të tij është parë si joserioz dhe i montuar.

RTK, ka nevojë më shumë se kurrë për një menaxhment profesional e të ndershëm në mënyrë që t’i kthehet imazhi dhe besimi te publiku i gjerë.

Kuvendi i Kosovës, me mosvotimin e raportit vjetor të punës të këtij menaxhmenti e ka bërë të qartë se si ka performuar ky menaxhment gjatë mandatit të tij.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.