Në vazhdim të dialogut me Prishtinën në Bruksel ë do të mbahet gjatë janarit, Beogradi, siç ka thënë drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuri do të bëhet përpjekje që të bisedohet për pozitën e serbëve, pasuri dhe trashëgiminë e tyre kulturore por edhe për statutin dhe pronën e Kishës Ortodokse serbe.
Ai në takim me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë ka thënë se Beogradi, siç njofton gazeta “Politika” e Beogradit, transmeton Koha.net, Serbia do të përpiqet që në tryezën e bisedimeve në vitin 2016 t’i qesë temat të cilat, sipas tij, Kosova deri më tash nuk ka dëshiruar t’i bisedojë.
Gjuriq i ka ftuar serbët për unitete duke theksuar se po bëhen përpjekje të vështira politike e diplomatike në mënyrë që Asociacioni i Komunave serbe të bëhet më efikas dhe më i fuqishëm.
„Nuk po ju ftoj për unitet dhe për respektim të ndërsjellë në dobi të pluralizmit politik dhe të dinamikës së jetës politike brenda bashkësisë serbe në Kosovë, por për unitet në mbrojtje të interesave tona kombëtare e shtetërore”, ka theksuar Gjuriq.