Lajmet e fundit

Sipas Dacic, pezullimi i AKS’së është veprim skandaloz

Pothuaj të gjitha mediet e Beogradit kanë njoftuar për pezullimin përkohshëm të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke e quajtur atë “skandaloz”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Serbisë e ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai për RTS ka theksuar se pezullimi është goditje në dialogun e Brukselit dhe kërcënim për stabilitetin rajonal, transmeton Koha.net. Daçiq ka shtuar se pezullimi është lojë me marrëveshjet e arritura.

“Thelbi i Marrëveshjes së Brukselit është formimi i AKS-së dhe ky hap i Prishtinës është goditje e madhe në dialogun e Brukselit i cili po e humb kuptimin”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe me BE-në, sepse, sipas tij, fare nuk ka mundësi që dikush të suspendojë Marrëveshjen e Brukselit.

“Radhën e kanë BE e ShBA, sepse po të kishte suspenduar Serbia ndonjë marrëveshje, ato tashmë do të deklaroheshin me dënimet me të rrepta”, ka thënë Daçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.