Lajmet e fundit

Sipas Presidentes, liderët të gatshëm për të kërkuar zgjidhje të përbashkët

Presidentja-Atifete-Jahjaga1Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka falënderuar liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së saj.
Ajo ka thënë se takimi u mbajt në frymë konstruktive, ku udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët.
Presidenca nëpërmjet një komunikate ka thënë se rivendosja e dialogut pozitë-opozitë, është e vetmja mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.
“Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë. Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.