Konvoji i shumë pritur me ndihma në qytetin Madaya, ka arritur të hyjë në qytet.
Pas një bllokade të qeverisë, banorët në Madaya janë bllokuar në qytet për gjashtë muaj dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga muaji tetor, përderisa raportohet se disa nga banorët kanë vdekur urie.
Sipas OKB-së ka ndihma të mjaftueshme për një muaj, për rreth 40 mijë njerëz. Ndihmat do të dërgohen edhe në fshatrat Foah dhe Kefraya, ku kanë mbetur të bllokuar rreth 30 mijë njerëz.
M adaya, e cila është rreth 25 km (15 milje) në veri-perëndim të Damaskut dhe 11km nga kufiri me Libanin, është rrethuar nga focat qeveritare në fillim të muajit korrik, por përveq qeverisë, qyteti është rrethuar edhe nga alëatët e qeverisë, nga lëvizja islamike e Hezbollahut.