Kurrë nuk mbahet mend të mos ketë pasur as kapela për kokë që të futemi në operacion, e që kushtojnë vetëm 3 centë”, ka thënë doktori, pa dashur që emri t’i përmendet në gazetë. Doktori tregon se situata është shumë e rëndë sa i përket furnizimit me ilaçe.
“Nuk ka asgjë. Ama asgjë…”, thotë doktori tek niset në sallë. Situatën e rëndë është edhe në Onkologji. “Nuk ka ilaçe. Po i blejmë citostatikët mjaft shtrenjtë”, thotë Ramë Isaku, familjar i një pacienti me kancer, që po trajtohet në Institutin e Onkologjisë. Kurse në Klinikën e Neurologjisë, pacientët thonë se i vetmi ilaç që gjendet aty është aspirina.
“Pos aspirina, asgjë tjetër nuk ka”, tregon një pacient që po trajtohet aty. Ai thotë se çdo ditë i duhet të blejë prej 10 deri në 20 euro ilaçe, në mungesë të tyre. Ndryshe, të mërkurën drejtoresha e Barnatores Qendrore të QKUK-së, Enkelejda Gjonbalaj, sipas burimeve të gazetës, ka raportuar për situatën alarmante sa i përket furnizimeve me barna në QKUK.(Tribuna