Lajmet e fundit

S’ka më Qendër të Paraburgimit në Prishtinë

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë më nuk ekziston. Me vendim të ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi, Qendra e Paraburgimit që gjithmonë ka qenë te Stacioni Policor Qendër, pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, më nuk është aty.

Lajmi.net mëson se stafi i saj do të punojnë në Burgun e Sigurisë së Lartë për një kohë.

Përveç kësaj, Qendra e Paraburgimit ka kohë që po ndërtohet në Hajvali, pranë Pallatit të Drejtësisë, por për shkak të kushteve jo të mira, deri në hapjen e tij, të burgosurit janë transferuar në burgjet tjera.

Drejtoria e Shërbimit Korrektues të Kosovës e konfirmojnë për lajmi.net se Qendra e re e Paraburgimit në Hajvali ende nuk ka kushtet e duhura për punë.

“Pasi që të tërhiqet inventari dhe gjerat tjera objekti do t’i dorëzohet Ministrisë së Administratës Publike e cila edhe është përgjegjëse për te gjitha objektet qeveritare”, thonë Shërbimi Korrektues i Kosovës për lajmi.net.

Mësohet se ajo hapësirë deri më tani është planifikuar t’i lihet Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.