Presidenti Hashim Thaçi nuk do të dorëhiqet edhe nëse do të vonohet formimi i ushtrisë së Kosovës, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre, opsioni për dorëheqje të Thaçit mund të vijë në shprehje vetëm nëse ky i fundit dëshiron të rikthehet në postin e kryeministrit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar të bëjë “tërheqje taktike” nga premtimi për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit.
Kjo për faktin se iniciativa e tij nuk po përkrahet jo vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, NATO-ja dhe SHBA-ja, por as nga partia e kryeministrit Isa Mustafa (LDK).
Së fundmi Thaçi ka deklaruar se do t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e komunitetit serb për formimin e ushtrisë, ndonëse këta të fundit e refuzojnë kategorikisht ushtrinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta”Zëri”.
Partnerët ndërkombëtarë janë që Kosova ta formojë ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë pa votat e deputetëve serbë në Kuvend, të cilët kontrollohen nga Serbia.
Pas vizitës së fundit në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee, Thaçi nuk po e përmend formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç premtonte muajin e kaluar…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim nëonline.zeri.info) Natyra Rushiti -zeri
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.