Në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj gazetarit Zeka dhe biznesmenit Rukolli ka ndodhur një skandal.
Pala mbrojtëse ka kapë në flagrancë dy policë të EULEX-it dhe një përkthyes duke e mësuar “Deshmitarin A” se çfarë të deklarojë në lidhje me dokumentin raporton parrotlla.net.
Prokurori deklaroi para gjykatës se është një dokument, ndërsa zbulohet se janë tri.
Ndërkaq, asistentja Diana Gashi e cila prezantohej si Dajana, e që është kundër çdo rregulli juridik i spjegon “Dëshmitarit A” se për çfarë dokumenti bëhet fjalë.
Pala mbrojtëse reagoi duke thënë se “Dëshmitarit A” i duhen të paktën tri dokumente për të vërtetuar se cila është e vërtetë. Njëri nga hetuesit është italian dhe çudia më e madhe është se gazetari Milaim Zeka akuzohet për shkak të hulumtimeve që ka bërë se si EULEX-i manipulon me dëshmitarë të mbrojtur.
Kjo dëshmon se si gjykata po tenton të manipulojë me dëshmitarë, duke i mësuar se çfarë të flasin nga vendi i largët. Kjo dëshmohet edhe me faktin se “Dëshmitari A” gjatë dëshmisë së tij i thotë prokurorit “Mos më detyro me rrejt” ./parrotlla.net/