Lajmet e fundit

Skandalet e MASHT-it, dëmtojnë dhjetëra mijëra euro buxhetin e shtetit (Dokument)

Vendimet e njëpasnjëshme dhe të dyshimta si të jashtëligjshme, që i ka lëshuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe moskomunikimi i duhur ndërmjet drejtorive në këtë institucion, ka bërë që buxheti i shtetit të dëmtohet më shumë se 50 mijë euro vetëm në një rast.

Bëhet fjalë për dëmin që i është shkaktuar Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, për shkak se vendimet kontradiktore të kësaj ministrie, kanë bërë që çështja e shkarkimit të një mësimdhënësi, Bashkim Rrahmani, të këtij universiteti, me rekomandim të Inspektoratit të MASHT-it, të shkoj në Gjykatë, e cila fajtor e gjen Menaxhmentin e këtij institucioni të lartë arsimor. Dhe ndër të tjera e detyron këtë universitet, që këtë mësimdhënës ta kompensoj për tërë atë periudhë që nuk ishte pjesë e “Haxhi Zekës”, me mbi 50 mijë euro si dhe ta kthej në vendin e punës.

Gazeta Blic ka arritur që t’i siguroj disa vendime kontradiktore të Ministrisë së Arsimit për të njëjtën çështje. Pra, kjo ministri i ka lëshuar disa vendime për nostrifikimin e certifikatës së kandidatit Bashkim Rrahmanaj, për përfundimin e studimeve master në Angli.

Vendimi i parë është lëshuar më 2011, ku i njihet kjo certifikatë, si e barazvlefshme me studimet master.

IMG_8946

Pas disa kohësh, MASHT nxjerr një vendim tjetër, i cili anulon atë të mëparshmin për nostrifikimin e kësaj certifikate, për shkak se njohja e saj u bë pa marrë përgjigje nga universiteti ku ky kandidat pretendon se i ka përfunduar studimet.

IMG_8951

Pas këtij vendimi, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa e Anulon këtë vendim të Sekretarit të Përgjithshëm, dhe lëndën e kthen në rishqyrtim. Ja dhe vendimin.

IMG_8952

IMG_8950

Pavarësisht këtij vendimi, gjatë kohës sa zhvillohej procesi gjyqësor Rrahmani vs Universiteti i Pejës,MASHT në fillim të këtij viti, gjegjësisht drejtoresha e NARIC-ut, Drita Kadriu më 2 shkurt 2015 lëshon vendim që ta njoh këtë certifikatë, gjegjësisht q ëta nostrifikoj, mirëpo kësaj radhe si studime master të përfunduara online, dhe me vetëm 60 kredi.

Ky është vendimi:

IMG_8943

Përkundër skandalit të Ministrisë së Arsimit, ku për të njëjtën certifikatë lëshohen disa vendime, edhe mekanizmat që funksionojnë në kuadër të këtij institucioni, veprojnë në mos koordinim të plotë ndërmjet vete.

Para se Inspektorati i MASHT-it të marrë një vendim të tillë, për largim nga puna të mësimdhënësve që nuk kanë diploma të nostrfikuara, ishte fillimisht Auditori Gjeneral, ai i cili kishte vërejtje pikërisht në këtë aspekt. Auditori, vërejtjet e mëdha i kishte sidomos për dosjet e pa kompletuara të stafit akademik në këtë universitet. Gazeta e ka siguruar edhe këtë raport, ku njëra ndër rekomandimet kryesore, është kompletimi i këtyre dosjeve, si dhe zgjidhja e problemeve me nostrifikimin e diplomave etj.

IMG_8939

IMG_8938

Menaxhmenti i këtij universiteti vendimin për largimin e një numri të profesorëve, përfshirë edhe Rrahmanin, i cili i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 50 mijë euro, sipas Dosjes së siguruar nga Gazeta Blic e mori bazuar në vendimin e Inspektoratit të MASHT-it, dhe atë pas shpërfilljes që u bënë rekomandimeve të këtij institucioni dy herë radhazi.

Sipas rekomandimeve të Inspektoratit një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic thuhet se disa profesorëve të këtij universiteti, përfshirë Bashkim Rrahmanin, Majlinda Belegu dhe disa profesorëve të tjerë, t’u ndërpritet kontrata, për shkak se nuk e kishin dosjen e kompletuar.

Pas raportit të parë të Inspektoratit, menaxhmenti i UHZ-së nuk i zbatoj këto rekomandime, çka e detyroi këtë institucion që të riinspektoj këtë institucion, dhe që të dalë me një vendim të ri, ku e obligon Menaxhmentin e këtij universiteti që të largoj nga puna ata profesorë, që nuk e kishin dosjen e kompletuar dhe nuk e kishin diplomën e nostrifikuar.

Gazeta Blic e ka siguruar edhe vendimin e Inspektoratit të lëshuar me datë 16.09.2014, ku obligon “menaxhmentin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë që t’i zbatoj rekomandimet e Sektorit te Inspektoratit te Arsimit në Pejë të bëra në Procesverbalin final të inspektimit me nr protok. 888, ref. Nr. 10/1-5 të datës 11.05.2014″.

IMG_8968   

Leave a Reply

Your email address will not be published.