Devijimet e zyrtarëve
Më e rënda ishte afera e Japonisë
As viti 2015 nuk kaloi pa skandale të zyrtarëve kosovarë, ndërsa aferat në punësime nepotike, militantësh, tenderë, konfliktet e interesit, vazhduan si edhe në qeverisjet e mëparshme. Por, sivjet, kishte raste të turpshme, siç qe ai i një zyrtari në Japoni.
Ngacmuesi
Një zyrtar kosovar është arrestuar nga autoritetet japoneze, për shkak të ngacmimit seksual të femrave, derisa ishte në një detyrë zyrtare në këtë shtet. Në një pozitë kaq të ulët ka rënë Ramadan Sejdiu, drejtor në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Sipas raportimeve të këtij rasti, është thënë se ai është arrestuar për ngacmim seksual, derisa ishte në udhëtim zyrtar në Japoni.
Ramadan Sejdiu kishte shkuar nga data 10 gusht 2015 deri më datën 4 shtator 2015 në Japoni, Kitakjushu, në ujdhesën Kjushu të Japonisë, ku është mbajtur një trajnim lidhur me trajtimin e ujërave të zeza. Është raportuar se nga Kosova në këtë trajnim kanë marrë pjesë një grup prej nëntë anëtarëve, kurse kryesues i grupit ka qenë i arrestuari Ramadan Sejdiu. MZHE-ja pati marrë vendim për përjashtim nga puna të Ramadan Sejdiut për këtë rast skandaloz në dëm të imazhit të Qeverisë së Kosovës…
(Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin festiv (30, 31 dhjetor 2015 dhe 1, 2 e 3 janar 2016) të gazetës KOSOVA SOT)