Të tjerë të arrestuar për skemën e mashtrimit me rimbursimin e barnave.
Policia e Tiranës bën me dije se ka shoqëruar mbrëmjen e sotme disa persona, mes tyre administratorë dhe pronarë farmacish si të dyshuar për evazion fiskal.
Policia thotë se këta persona dyshohet se kanë përfituar nga fondi i rimbursimit me dokumente të falsifikuara.
Ndërkohë në vijim priten detaje të reja nga policia dhe prokuroria lidhur me ndalimet me operacionin në fjalë.