Lajmet e fundit

Skandali i pasaportave në Gjykatën e Apelit

Kanë mbetur edhe 6 ditë nga paraqitja e gjermanes Natali Velija dhe tetë të dënuarve të tjerë në Gjykatën e Apelit. Lajmin e ka bërë të ditur Zyrtari për informim i Gjykatës së Apelit, Arber Jashari, i cili ka thënë se gjykata ka caktuar 26 tetorin ditën kur do të mbahet seanca e shqyrtimit të ankesave të palëve.

“Me 26 tetor do të mbahet seanca e kolegjit në Gjykatën e Apelit, me ç rast do të shqyrtohen ankesat e palëve të pakënaqura ndaj vendimit të shkallës së parë ndaj nëntë të dënuarve nga shkalla e parë”, ka bërë të ditur Jashari. Sipas tij kolegji do të jetë i përzier me dy gjyqtar ndërkombëtar dhe një vendor.

Përveç Velijajt, në gjykatë pritet të dalin edhe të pandehurit tjerë Fisnik Blakaj, Betim Blakaj, Ergyn Dogani, Imer Fazliu, Nazmi Thaqi, Jakup Blakqori, Sefedin Shala, si dhe Hashim Shala.

Natali Velija,pronare e firmës “Consulting EU Sh.p.”, akuzohej nga prokuroria si e dyshuara kryesore për përvetësimin e rreth 1, 4 milion euro, mjetet këto që ajo ishte dashur t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2014 Gjykata Themelore e Prishtinës pati shpall aktgjykimin në rastin e njohur si skandali i pasaportave, duke shpallur fajtore dhe duke e dënuar me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro Natali Velija dhe të akuzuarin tjetër kryesor Fisnik Blakaj, me 11 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë.

Ata ishin shpallur fajtorë për krim të organizuar dhe shpëlarje parash ,vepra këto të cilat i kishin kryer nga 13 dhjetor 2011 deri në 2012 , duke organizuar mbikëqyrur dhe udhëhequr një grup kriminal që ishte themeluar për të shpërlarë para . Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.