Mes këtyre vendeve është vetë Norvegjia, Belgjika dhe 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Rusi, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. Menjëherë ka reaguar Aleanca Kundër Importit të Plehrave, grupi që loboi suksesshëm kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. Sipas AKIP, transferimi i armëve kimike të regjimit të Bashar Al Assad është kundër ligjeve dhe interesave të vendit.
Ambientalistët shqiptarë paralajmërojnë për rrezikun e armëve kimike siriane duke i bërë thirrje qeverisë të refuzojë kërkesën e OKB-së për transferimin e një pjesë të arsenalit të armëve kimike të Sirisë për t’u shkatërruar në Shqipëri.
Ndërkaq, qeveria e Shqipërisë kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë çështje nuk ka ende një vendim pasi një kërkesë e tillë ende nuk ka mbërritur në zyrat e institucioneve tona.
E para që reagoi për memon ishte Ministria e Jashtme e Norvegjisë, e cila kundërshtoi idenë e shkatërrimit të armëve kimike në këtë vend. Sipas ekspertëve, Norvegjia ishte zgjedhur si një vend me stabilitet politik si dhe burime të shumta ujore, çka do të bënin tretjen e mbetjeve kimike. Argumentet e vendit skandinav ishin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.
Bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në shtator, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Pas një presioni të fortë ndërkombëtar, Damasku ra dakord të heqë dorë nga armët e tij kimike, një arsenal i cili nuk njihet ende me saktësi.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë të tilla. Ndërkaq, ekspertët deklaruan se Shqipëria njihet si një vend i korruptuar, duke shtuar se Shqipëria është një vend i trafikimit seksual, spastrim i parave, si dhe transit i drogës nëpërmjet shtetit është në rritje