Nga fotot që do shihni, do të bindeni se ky është një nga dekorimet më të dobëta që i është bërë ndonjë qyteti shqiptar për fundvit.
Komuna e Rahovecit ka vendosur që të dekorojë pjesët kryesore të qytetit për fundvit.
Megjithatë, mënyra se si është dekoruar qyteti, lë shumë për të dëshiruar, shkruan lajmi.net.
Vendosja e disa dritave “sa për sy e faqe” i ka lënë të pakënaqur qytetarët, të cilët kanë filluar të ankohen për këtë veprim të Komunës.
“Më mirë të mos e kenë dekoruar fare”, ishte një koment në rrjetet sociale nga një qytetar i Rahovecit.
Lajmi.net nga burime të ndryshme mëson se komuna ka harxhuar rreth 3000 euro për vendosjen e këtyre dritave.
Vendosja e dritave është bërë sonte, kurse mbetet të shihet se si do pritet ky hap i komunës nga qytetarët. /lajmi.net
rahoveci1 rahoveci4 rahoveci3 rahoveci