Lajmet e fundit

Skandaloze: Komuna Veriore e Mitrovicës shpall tenderë për “Zyrën e Presidencës!” (Dokument)

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka planifikuar që të ketë një zyre të presidencës në këtë Komunë, po për cilën presidencë bëhet fjalë nuk është sqaruar.

Kjo komunë e cila qeverisët nga serbët ka blerë kompjuterë për zyrën e precidencës.

Përshkrimi i plotë i këtij tenderi është “Furnizim me kompjutera dhe pajisje kompjuterike për nevojat e zyrës së bërë punë të frytshme presidencën”.

Komuna e Mitrovicës së Veriut do të shpenzojë 3 388 euro për furnzi m me kompjuterë.

Zyra e Prokurimit e kësaj komune këtë javë ka përzgjedhe kompaninë “Prizma” për furnzim me kompjutera.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte ajo për 424 euro më e lartë në krahasim me kompaninë fituese. /ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published.