Lajmet e fundit

Skandaloze: Në shkollën e mesme “ Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës militantet e punësuar nga Nisma marrin paga pa punuar (DOKUMENT)

Në një dokument të siguruar nga redaksia e kronikapress në Shkollën e Mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës janë zbuluar një mal parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore.

Si pas këtij dokumenti të nxjerr nga inspektorati i arsimit në Gjakovë konstatohet se një numër i madh i militantëve të Nismës të punësuar ketë vit marrin paga pa punuar transmeton kronikapress.

Hasan Kryeziu është njëri nga këta militant i cili merrë rrogën çdo muaj, por nuk e mban asnjë orë në këtë shkollë.Hasan

Militantet e Nismës të cilët janë punësuar pa konkurs dhe paguhen me normë të plotë, ndërsa mbajnë më pak orë janë:

Drilon Kryeziu, djali i gjyqtarit të Gjykatës Themelore Haki Kryeziu paguhet për 20 orë, ndërsa mban vetëm 8 ore.

Mirandë Thaçi, paguhet për 20 orë, ndërsa mban vetëm 8 orë.

Ajet Dakaj, paguhet për 20 orë, ndërsa mban vetëm 11 orë.

Mesimdhenesit-768x222

Në njërën anë të përmendurit me lartë, të cilët janë militant të Nismës mbajnë me pak orë e paguhen më shumë, ndërsa në anën tjetër profesorët e vjetër të kësaj shkolle të cilët kanë mbi 30 vjet përvojë pune diskriminohen sepse nuk kanë normë të plotë.

Ushtruesi i detyrës se kësaj shkolle Sami Toplana, nuk ka kontratë pune, ndërsa e ushtron këtë funksion që një vit e gjysmë. Sipas inspektoratit të arsimit Sami Toplana nuk e ka as planin e punës për detyrën që bënë dhe as një dokument tjetër në ketë shkollë që dëshmon se për çfarë është i kualifikuar.

dokumenta

Përveç ushtruesit të detyrës se kësaj shkollë që punon pa kontratë të punës edhe një pjesë e mësimdhënësve, të cilët janë militant të Nismës nuk kanë kontrata pune dhe as një dokument tjetër për kualifikimin e tyre.

Personat që nuk kanë fare dokumentacion janë Arlind Kryeziu, Mirandë Thaçi dhe Dalip Toplana.

Arlind-1

Ndërsa mësimdhënësit Gëzim Kryeziu që është ekonomist i diplomuar ia kanë marrë orët dhe e kanë lënë vetëm me 5 orë dhe e gjithë kjo është bërë për bindje politike.

E vetmja gjë në rregull në ketë shkollë është higjiena. Pas këtyre vërejtjeve të dhëna nga inspektorët e arsimit, drejtoria e arsimit po mundohet vazhdimisht që ti fsheh këto parregullsi.

Vlen të thuhet se në nga kjo shkollë para një viti janë larguar mbi 9 mësimdhënës me arsyetimin se nuk ka fond të mjaftuar të orëve, ndërsa ketë vit janë punësuar mbi 9 militant të Nismës./kronikapress/

 

12540157_10209050359955285_471713391_n12516042_10209050361195316_1249964962_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.